Korporata më e madhe kosovare, HIB Petrol sot ka njoftuar se po vazhdon mbështetjen e ngjarjeve dhe kauzave humanitare, me fokus të shtuar tek organizatat që merren me fëmijët, kërkesat dhe nevojat e tyre.
Kësaj radhe, HIB Petrol ka arritur marrëveshje për mbështetjen e fëmijëve të Down Syndrome Kosova si dhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, përkatësisht ngjarjen tradicionale vjetore për grumbullimin e fondeve Let’s Dance.
“Kontributi i korporatës HIB ndaj komunitetit do të jetë i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, aq më shumë kur bëhet fjalë për nënat dhe fëmijët në vendin tonë. Është kënaqësi dhe privilegj të jemi në gjendje të ndihmojmë kauza kaq të rëndësishme të shoqërisë tonë” thuhet në kumtesën e HIB Petrol.
HIB Petrol ka qenë pjesë e organizimeve të Let’s Dance dhe Down Syndrome Kosova, organizatave që sot kanë aktivitete publike në mbështetje të fëmijëve.
Në mbrëmjen e Let’s Dance Kosova, donatorë të shumtë janë bashkuar për të grumbulluar fonde për nënat dhe fëmijët kosovarë, në kuadër të programeve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.
“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha korporatave partnere në Kosovë që t’i bashkëngjiten korporatës HIB në mbështetjen e kauzave humanitare dhe rritjen e ndikimit të tyre individual dhe kolektiv në përgjegjësinë shoqërore të korporatave” thuhet më tej në kumtesën e HIB.
HIB ia ka mundësuar Fondacionit Together, përkatësisht projektit “Nuk Je Vet” ta vazhdojë misionin e saj për mbështetje emocionale të rinjëve kosovarë të cilët kanë nevojë për ndihmë profesionale mjekësore.
Gjatë vitit 2018, HIB Petrol ka mbështetur gjithë fermerët kosovarë me çmime të zbritura të derivateve për mjetet e punës të nevojshme për përpunimin agrokulturor.