“HIB Petrol” ka bërë ndarjen e çmimit kryesor – veturën BMW, nga loja shpërblyese e zhvilluar gjatë vitit 2019, raporton Ekonomia Online.
Fituesi i këtij çmimi Skender Hajdini. Ai ka treguar se nipi e ka shtyrë për të marrë pjesë në këtë lojë shpërblyese, derisa sot e gëzon këtë veturë.
“Është nipi ai që me ka shtyrë për të marrë pjesë në këtë lojë shpërblyese. Unë marr derivate nga ‘Hib Petrol’ që kur është themeluar”.
“Zakonisht në pikat rrugës për Peje dhe për Shkup. Besoni në ‘Hib Petrol'”, u shpreh ai.
Drejtori gjeneral i “HIB Petrol”, Hysen Lajçi, potencoi se është hera e dytë e organizimit të lojës shpërblyese.
Lajçi njoftoj se ka filluar aplikimi për lojën e ardhshme, ku fituesit do të shpallen në muajin mars, raporton EO.
“Është hera e dytë që organizojmë këtë lojë shpërblyese. Fituesi i vitit të kaluar ka qenë fitues i tipit të njëjtë BMW i cili ne vetëm dy herë mbushje të derivateve ka arritur me qenë fituesi. Ka edhe çmime të tjera siç janë Iphone, Ipad, TV etj”.
“Për këtë vit është hapur aplikimi dhe fituesit do të zgjidhen në mars, do të ketë shumë shpërblime, besojeni HIB-it”, tha Lajçi për EO.