Hidhen votat e para në Drenas, qytetarët presin ndryshime

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 08:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendvotimet në Drenas janë hapur të gjitha në kohë, pikërisht në orën 07:00. Ekipi i Ekonomia Online, ka përcjellë hapjen e vendvotimit 0301e/02R në shkollën fillore të ultë “Rasim Kicina”.

Personi i parë që ka votuar në këtë qendër është Sinan Emini, i cili jeton dhe vepron në Austri, por që thotë të ketë qëlluar për vizitë në Kosovë.

Ai pasi hodhi votën e tij në kuti, shpreson që nga këto zgjedhje gjendja në Drenas do të ndryshojë për së miri, raporton për Ekonomia Online.

“Kam ardhur nga Austria dhe kam dalur të votoj. Besoj dhe shpresoj që me këto zgjedhje të kemi një Drenas më të mirë”.

qytetari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Gllogocit.

Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Gllogocit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.

 

Të ngjashme