Hidhet poshtë aktakuza ndaj Luan Dalipit

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 13:01 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Luan Dalipit.

“Njoftojmë publikun se Gjykata e Apelit të Kosovës nxori aktvendimin e prerë me të cilin hedh poshtë si të pabazuar në tërësi dhe para fillimit të shqyrtimit kryesor gjyqësor aktakuzën e Prokurorisë Luan Dalipi, për supozimin “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit citon konstatimet e institucionit relevant të Bashkimit Evropian ‘OLAF’ se “hetimi nuk ka gjetur ndonjë provë ndaj MDA-së për parregullsi të cilat kanë ndikuar mbi interesat financiare apo interesat e Bashkimit Evropian, e që tregon se vet Bashkimi Evropian mjetet e të cilit janë dyshuar se janë keqpërdorur nuk e ndien veten të dëmtuar.” Këtë e kishte konstatuar edhe vetë OLAF qysh në korrik 2016”, thuhet në njoftim të gjykatës.

MDA dhe Dalipi mirëpresin këtë vendim të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Dalipi është një prej themeluesve të MDA-së, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshillit të Konsulentëve të Biznesit.

MDA ka një traditë të mirëfilltë pune 16 vjeçare, vazhdon të punësojë mbi 30 bashkëpunëtorë, të implementojë me profesionalizëm mbi 10 projekte në çdo kohë në Kosovë dhe rajon, dhe është taksapaguese substanciale e Republikës së Kosovës. Dalipi është vlerësuar me mirënjohje të lartë nga Departamenti Amerikan për Tregti për punën e tij në fuqizimin e tregut të lirë në Kosovë. Përgatitja e tij akademike dhe profesionale në ShBA i ka mundësuar atij që të jap një kontribut substancial në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Është fatkeqësi që konkurrentë të padenjë kanë iniciuar dhe shfrytëzuar këtë aktakuzë të pabazuar që në mënyrë të organizuar të dëmtojnë karakterin dhe perspektivën zhvillimore të MDA-së në raport me kompanitë private, Institucionet e Kosovës, Organizatat Donatore, si dhe publikun e gjerë.

Dëshmi që nuk ja kanë dalë të realizojnë këtë qëllim janë klientët dhe partnerët tanë të cilët përkundër kësaj situate të krijuar jo vetëm që na kanë mbetur besnikë por na kanë inkurajuar të ecim përpara. MDA do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh dhe profesionalizëm për fuqizimin e sektorit publik dhe privat në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme