Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i sfidave gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Goglat e shortit kanë prodhuar sfida shumë interesante, përcjellë Gazeta Olle.
Në këtë rreth të garave do të takohen Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli.
Takimet pritet të jenë me shumë interes për t’u parë, pasi që të katër skuadrat kërkojnë Kupën e cila dërgon në Evropë, ani pse Ballkani dhe Prishtina objektiv primar kanë titullin kampion.
Vlen të theksohet që gjysmëfinalet zhvillohen me dy ndeshje vajtje-ardhje.
Takimet e para do të luhen më 8 prill. Ndërkohë, sfidat e kthimit zhvillohen më 22 prill.
Kampion aktual i këtij kompeticioni është Feronikeli, që mundi vjet Trepçën ’89 në finale.