Higuain ka prejardhje baske, Athletic Bilbao e do në skuadrën e tyre

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Athletic Bilbao janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain për sezonin e ardhshëm, shkruajnë mediat spanjolle.

32-vjeçari është nën kontratë me Juve deri në qershor të vitit  2021 dhe ka kontribuar me tetë gola dhe tetë asistime në 33 ndeshje këtë sezon.

Sipas Marca, Higuain do të ishte në gjendje të kalonte kriteret e rrepta të Bilbaos sepse ai është stërnip i një burri baske që emigroi në Argjentinë.

Kjo do të ishte kombësia e tretë për Pipitan, e cili lindi në Brest, Francë, pasi babai ishte duke luajtur atje në atë kohë.

Ai tashmë ka luajtur në Spanjë me Real Madridin nga viti 2007 deri në vitin 2013, duke kaluar pastaj në Napoli dhe Juventus, por edhe në huazim te Milan dhe Chelsea

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme