Higuain, sulmuesi që i feston golat si fëmijë dhe planifikon një akademi unike

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ka diçka fëmijërore në gëzimin e madh të Gonzalo Higuanit pas shënimit të çdo goli. 

“Disa lojtarë mendojnë se si të festojnë golat, por unë nuk jam i tillë”, zbulon Higuain. 

“Unë e ndiej adrenalinën e ndeshjes dhe çmendem tërësisht. Pra, festoj si një fëmijë i çmendur”. Higuain është sulmues i çmuar dhe me një tipar të pazakontë, i cili tashmë një dekadë po luan në nivelet më të larta. 

Higuain është lojtar që kujdeset për profesionin e tij dhe për këtë arsye ka pasion të madh kur feston golat. Kur u kthye te Juventusi verën e shkuar pas huazimit te Chelsea, Higuain vendosi të heqë dorë nga fanella tradicionale me numrin nëntë për të zgjedhur atë me numrin 21, në nderim të vajzës së tij Alma që është lindur më 21 maj, shkruan sot Koha Ditore.

“Kam dashur që ajo të jetë me mua gjithmonë në fushë dhe po besoj se data e saj më ka sjellë fat”, shton ai. 

Higuain është 32 vjeç dhe nuk ka plane të shpejta pensionimi nga futbolli aktiv, por nuk është befasuese se ai tashmë ka menduar se çfarë do të bëjë kur t’i varë këpucët në gozhdë. 

Ai do të hapë akademinë e tij të futbollit, qoftë në Argjentinë apo Itali, me synime që shkojnë përtej zejes së trajnerit. Ky synim është t’i edukojë lojtarët e rinj të përballen me “presionin e madh, presionin e klubit” që mund të ndikojnë në lojën e tyre. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme