Juventusi ka njoftuar të hënën se sulmuesi Gonzalo Higuain është kthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Lyonin dhe Interin, që zhvillohen në kuadër të Championsit, përkatësisht Serie A.
Higuain i mungoi Juventusit në ndeshjen e fundit kampionale kundër SPAL-it, për shkak të lëndimit të shpinës.
“Gonzalo Higuain është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për ndeshjet e radhës”, ka shkruar në njoftimin e Juventusit të lëshuar të hënën.
Higuain 32-vjeçar, këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe ka bërë po aq asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin.