Ish-kapteri i parë i Forcave Speciale të USA (tani pensionist), Karl Erickson, ka hasur shumë tipa gënjeshtarësh: vendasit luftarakë të cilët nuk tregonin ku fshiheshin “të këqijtë”, forcat miqësore të cilët mburren me aftësinë e tyre për të ndihmuar, djemtë në skuadrën tënde të cilët nuk duan të pranojnë gabimet që kanë bërë dhe lista vazhdon e vazhdon…
Në kursin për karrierën e tij, Erickson ka mësuar metoda të thjeshta nga John E. Reid dhe Ortakët, ku thuhet se të gjithë mund të dallojnë një mashtrues qoftë kur ata shkojnë në luftë apo nëse po marrin një punonjës të ri.
Gjeni më poshtë disa nga këshillat e tij:
Harroni çfarë keni parë në filma
“Në filma dhe Tv, gjithmonë flitet për sytë. “Nëse personi sheh sipër në të majtë apo në të djathtë, ai po gënjen”. Kjo mund të jetë e vërtetë për disa njerëz, por duhet të dish se ka njerëz që e bëjnë këtë veprim sepse janë të frikësuar apo nervoz, jo sepse po gënjejnë. Duhet të gjeni një taktikë individuale për çdo person për të gjetur të vërtetën.”
Bëhuni social
“Bëni një kërkim të shpejtë përpara bisedës dhe zbuloni disa të vërteta për këtë person. Kontrolloni në rrjetet e tij sociale dhe zbuloni disa gjëra të thjeshta për të cilat ai nuk mund të gënjej: pushimet, festat – gjëra të tilla. Më pas kërkoni për detaje të tjera për të cilat ata nuk do të ndiheshin komod të flisnin.”
Filloni bisedën me pyetje argëtuese
“Vëzhgoni gjuhën e trupit ndërkohë që ata i përgjigjen pyetjeve të thjeshta për të cilat ju e dini të vërtetën. ‘Si e kalove këtë verë?’ Nëse ata përgjigjen sinqerisht për pushimet dhe bëhen nervoz gjatë përgjigjes, duhet të kuptoni se fakti që ata janë nervoz nuk do të thotë se po gënjejnë. Shikoni si lëvizin sytë e tyre, nëse ata pastrojnë fytin përpara se të flasin, apo nëse përkulen para mbrapa?
Avash avash ndryshoni ritmin
“Hapi tjetër, pyesni për tema që ju mendoni se ata do të gënjejnë, për të cilat ju e dini përgjigjen. Ky mund të jetë një informacion që ju keni lexuar online për kompaninë e tyre. Nëse ata gënjejnë, shikoni dhe dëgjoni si ndryshon toni i tyre apo gjestet.”
Tani qëlloni në shenjë
“Në këtë pikë, ju keni një informacion për gjuhën e tyre të trupit dhe shenjat e komunikimit kur ata thonë të vërtetën. Tani mund të kaloni te pyetja të cilës nuk ia dini përgjigjen. Duke përdorur ato që ju tashmë i dini për sjelljet e tyre, tani keni më shumë mundësi për të vërtetuar nëse po gënjejnë apo jo.”
Përdor metodën e 3-shit
“Nëse mendoni se dikush po gënjen, atëherë i bëni të njëjtën pyetje në 3 mënyra të ndryshme. Ndoshta mendoni se kjo është një metodë për të kapur ndryshimet në përgjigjen e tyre, por shikoni anën e kundërt: a ka ndonjë aspekt të shkruar të përgjigjes që morët? A u përdor e njëjta frazë përsëri dhe përsëri? Politikanët janë shumë të zotë në këtë pjesë. Kjo mënyrë i lejon ata të përgjigjen pa zbuluar asgjë nga ato që ju doni të dini. Nëse ngjan me një përgjigje shabllon, atëherë kjo është një shenjë se ata po ju gënjejnë ose nuk po ju tregojnë të gjithë historinë siç është.”
Kontrolloni shpejtësinë e tyre
“Mbani shënim se sa shpejt ata i përgjigjen pyetjes. A u përgjigjën ata menjëherë pa u menduar gjatë? Mendoni për një adoleshent që qëndron përballë prindërve të tij. Në qoftë se prindërit i bëjnë një pyetje dhe fëmija përgjigjet menjëherë, ai ishte i përgatitur.”
Përdorni një palë sy dhe veshë të tjerë
“Po të jetë e mundur, merrni një vëzhgues tjetër në dhomë. Merrni dikë që kinse është një asistent i ulur duke punuar në laptop, ose një IT. Subjekti i intervistës do të bëjë që prezenca e tyre mos të vihet re. Kjo ju mundëson juve një palë sy të tjerë që i kushtojnë rëndësi gjesteve të këtij personi, dikush që do t’iu ndihmojë të kapni ndryshimet që nuk i vutë re. Ndërkohë që ju po shinit sytë e tij, ndoshta nuk e vutë re sesi atë filluan të ngulnin këmbët e tyre në dysheme.”
Qëllimi përfundimtar
“E gjitha kjo ju lejon të merrni vendime më të mira në ortakëri. Në pjesën më të madhe, ju nuk dëshironi të keni lidhje me mashtrues, por gjithashtu ju nuk doni që të humbisni disa mundësi shumë të mirë vetëm sepse personi rrotulloi sytë sepse ishte nervoz. Kjo metodë do t’iu ndihmojë që gjëra të tilla të mos ndodhin.”