Hill nis dëshminë në Gjykatën Speciale, me të një zyrtare e qeverisë amerikane

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë luftës, Christopher Hill ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai është dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith paralajmëroi se diplomati amerikan “mund të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve për shkaqe konfidencialiteti” dhe se dëshmia “do të jetë e kufizuar në fushëveprim”.

Me Hill, në sallën e gjyqit ka shkuar edhe një zyrtare e qeverisë amerikane, e cila u prezantua vetë si zëvendëssekretare ligjore e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Hagë.

Të ngjashme