Hill: Serbia konstruktive dhe gati për marrëveshjen, shpresoj të jenë edhe të tjerët

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Serbia është gati për t’u marrë vesh me Kosovën për marrëveshjen përfundimtare drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Hill, nëpërmjet një reagimi të shkurtër në Twitter, ka thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë, përderisa ka shprehur shpresën që të gjitha palët të jenë gati për marrëveshjen.

“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është gati dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.

Sot, gjatë ditës, organizata “Friederich Elbert Stiftung” ka publikuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e vjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte e arritur në Bruksel në vitin 2013, por e pazbatuar deri tani.

Të ngjashme