Hillary Clinton i reagon Zuckerberg-ut për vendimin e mos ndalimit të reklamave politike në rrjetet sociale

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i ka kërkuar opinionit që ta bëjë Mark Zuckerber të ‘paguajë një çmim’ lidhur me vendimin për mos ndalimin e reklamave politike, ndërsa gjendjen aktuale të rrjeteve sociale e krahasoi me një ‘përrallë të keqe’.

Këtë qëndrim, ajo e tregoi si pjesë e një paraqitjeje për filmin e ri të Netflix, The Great Hack, që tregon se si kompania mbledhjes së të dhënave, Cambridge Analytica, ‘shfaqi anën e errët të rrjeteve sociale, derisa zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara më 2016’, transmeton Telegrafi.

Duke lavdëruar vendimin e Twitterit, që kohët e fundit ndaloi reklamat politike, ndërsa i kërkoi Mark Zuckerberg të Facebook, të ndiqte hapat e drejtorit të përgjithshëm të këtij rrjeti social, Jack Dorsey, Clinton, në në një organizim në New York, shtoi se: ‘Mark Zuckerberg duhet të paguajë një çmim, për atë që po i bën demokracisë tonë.

“Problemi ynë, është se jemi të tmerruar me numrin e madh të lajmeve të rreme, të cilat e kemi të pamundur t’i luftojmë. Jemi duke u përballur me algoritme dhe me shumë fuqi të mëdha, gjë që  bën të pamundur”, ka thënë Clinton.

Vendimi i rrjeteve sociale, si Twitter, Facebook dhe Google, është kritikuar në fillim të vjeshtës, kur nuk pranuan që të largojnë një reklamë politike të Donald Trump që e kishte në shënjestër rivalin Joe Biden, transmeton telegraf. Zuckerber është arsyetuar lidhur me vendimin, duke insistuar se reklamat politike janë liri e shprehjes, gjë të cilën nuk dëshiron ta ndalojë.

Të ngjashme