Sa shpesh duhet të postoni në rrjetet sociale?

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Ju doni të arrini maksimumin nga çdo postim në çdo rrjet social. Por ka dhe momente të mira e të këqija të cilat duhet t’i dini.

Në këtë guidë, do të merrni përgjigjen e titullit të artikullit. Por duhet të keni parasysh: Nuk ka asnjë frekuencë magjike të medias sociale dhe nuk duhet të postoni në një kohë të caktuar. Çështja kryesore është që zakonisht të postoni përmbajtje cilësore. Njerëzit do t’ju gjejnë edhe në qoftë se media sociale nuk e tregon postin tuaj.

Facebook

Ndryshimet e vazhdueshme të Facebook, kërkojnë të reduktojnë zhurmën nga postimet e tepërta dhe të përzgjedhin postimet më të mira që ju doni të shihni.

Njihni audiencën tuaj me Facebook Page Insights për të par se kush i ndjek dhe ndërvepron në përmbajtjen tuaj.

Prodhoni përmbajtje cilësore që janë të përshtatshme për platformën dhe që ju i pëlqeni t’i krijoni. Provoni gjithashtu të transmetoni Facebook Live Video në qoftë se mendoni se i përshtatet markës suaj.

Eksperimentoni me orarin e përmbajtjes suaj derisa të gjeni se çfarë funksionon më mirë për ju dhe audiencën tuaj.

Twitter

Twitter ka pësuar gjithashtu ndryshime në politikën e ti për çështjet e automatizimit të tepërt dhe spamming. Ashtu si Facebook, Twitter dëshiron që përdoruesit e tij të kenë një përvojë të mirë në rrjet:

Jepini të gjithëve fuqinë për të krijuar dhe ndarë idetë dhe informacion të menjëhershëm, pa pengesë. – Misioni i Twitter

Instagram

Instagram gjithashtu ka bërë disa ndryshime, që publikimin direkt të fotove në Profilet Business.

Instagram është një platformë vizuale, ndaj si mund ta përdorni më mirë për të reklamuar brandin tuaj?

Postoni foto dhe video me cilësi të lartë që e tregojnë më së mirë produktin apo shërbimin tuaj. Askush nuk do të shof foto të dala mode me xixa apo efekte. Por fillimisht ju nevojitet të projektoni një imazh profesional të markës suaj. Mos harroni të shtoni hashtags dhe të etiketoni persona të ndryshëm që lidhen me postimet tuaja.

Çojeni audiencën në prapaskenë. Tregojini atyre se si është të punosh në kompanine tuaj. Jepini jetë fotove me eksperienca nga jeta reale.

Provoni Instagram Stories për të publikuar përmbajtje të re çdo ditë, sepse ato zhduken pas 24 orëve.

Stories ju lejojnë të postoni më shumë, pa e dëmtuar imazhin e markës suaj.

LinkedIn

LinkedIn po bëhet një platformë më praktike që shpërblen postimet dhe angazhimin e vazhdueshëm.

Suksesi nuk është një sport që kërkon spektatorë. Për ta bërë LinkedIn të funskionojë, ju duhet të keni një plan dhe ta zbatoni atë vazhdimisht.

Bëni postime vetëm me tekst për të marrë më shumë angazhime.

Përdorni emoji dhe ikona në postimet tuaja për të ndarë tekstin dhe për t’i dalluar postimet tuaja nga ato të të tjerëve.

LinkedIn i pëlqen komentet. Ashtu si Facebook, nëse postimi juaj merr komente të mira, atëherë LinkedIn do të fillojë ta ndajë atë me një audiencë të zgjeruar, kështu që do të merrni më shumë pikëpamje, më shumë angazhime dhe më shumë veprime në faqe.

Të ngjashme