Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton, kritikoi të shtunën ashpër qëndrimin e administratës Trump ndaj Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”.
“Mendoj se përpjekja për ta detyruar Ukrainën të bëjë një marrëveshje dorëzimi me [Presidentin rus Vladimir] Putin është e turpshme”, tha Clinton gjatë një diskutimi në panel në Konferenca e Sigurisë në Mynih security conference”].
“Unë besoj se Ukraina po lufton për demokracinë tonë dhe vlerat tona të lirisë dhe qytetërimit në vijën e parë, duke humbur mijëra njerëz dhe duke e shkatërruar vendin e saj nga mania e një njeriu për t’i kontrolluar ata”, shtoi ajo.
Clinton gjithashtu theksoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “ose nuk e kupton ose nuk i intereson fare ajo vuajtje”.
Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës gati katër vjet më parë me urdhër të Vladimir Putin.
Si Clinton ashtu edhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, janë kritikë të politikave të Trump.
Hillary Clinton ishte rivalja demokrate e Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe humbi ndaj tij.