Hillary në sikelt, e nxë Billin duke i hedhur një shiqim Ivanka Trumpi-it

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 11:33 | Nga

Në fund të fundit, nuk ishte dita me fat kur bashkëshortja e tij do të bëhej presidente, por duket se Bill Clinton e ka shijuar në maksimum inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump.

Ish-presidenti është kapur nga kamerat teksa përpinte me sy Ivankën, vajzën bukuroshe të presidentit të ri teksa mbërrinte në ceremoninë zhvilluar të premten në Capitol Hill.

Clinton duket tërësisht i përhumbur teksa admiron pamjen që ka në krah të tij, por kjo gjë i ka rënë në sy bashkëshortes së tij, rivales së betuar të Donald Trump, Hillary, reagimi i të cilës është vërtetë i paçmuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Zp6z20GmBh8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme