Janë hequr të gjitha shkronjat e “Аleksandrit të madh” në Aeroportin e Shkupit. Siç raportohet punëtorë të Areodromit i kanë tërhequr ku më pas do të vendoset emri i ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.
Kjo vjen pas premtimit të kryeministrit Zoran Zaev bërë homologut të tij grek Alexis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit të vendit janë bërë realitet. Qeveria e Maqedonisë mori vendim që aeroporti ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” të marrë emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada e Korridorit 10 të quhet autostrada “Miqësia”, njofton Tetovasot.
Ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autrostradës janë bërë, ndërsa Shkupi dhe Athina duket se po afrojnë gjithnjë e më shumë qëndrimet edhe për ndryshimin e vetë emrit të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta që dy palët kanë hasur në shtëpi.