Qeveria e Shqipërisë nuk do të japë më naftë falas për fermerët.
Në skemën e re kombëtare, siç raporton Euronews.al, heqja e naftës për traktorët është zëvendësuar me një tjetër masë mbështetëse, pasi për herë të parë bujqit shqiptarë do të marrin lekë për sipërfaqe toke të mbjellë, transmeton Klankosova.tv.
Konkretisht, fermerët do të marrin 100 euro për çdo hektar të mbjellë dhe me këtë masë ata do të stimulohen të punojnë tokën.
Ndërkohë, sipas vendimit, janë 52 milionë eurot e skemës kombëtare 2026, qe do të ndahen në disa kategori, ku vëmendje të veçantë kësaj here ka marrë bletaria dhe kontrolli biologjik.