Edhe pse rivaliteti mes tyre tani është i madh, ata në të shkuarën kanë qenë miq. Të gjithë ata i njohin për historinë e tyre si trajnerë, por askush nuk i di që Guardiola dhe Mourinho kanë pasur një miqësi shumë të mirë përpara se të ktheheshin në kundërshtarë njeri me tjetrin.
Kur Pep Guardiola ishte futbollist i Barcelonës, ndihmës dhe përkthyes te kjo skuadër ishte Joze Mourinho. Në atë kohë nuk ishin këta të dy që janë sot, pasi marrëdhënia e tyre ishte shumë e mirë dhe në një ndeshje kur Jose sulmohet nga trajneri i skuadrës kundërshtare ishte pikërisht Pep, ai që i doli në mbrojtje portugezit.
Në vitin 1996 Barcelona kishte udhëtuar në San Mames për të luajtur me Athletic Bilbao dhe aty nuk kishin kaluar siç ishte pritur. Në atë kohë trajneri i Bibalos ishte Luis Fernandez, kishte sulmuar Mourihjon duke thënë se nuk e di kush është ndihmësi i Robsonit, dhe se duhet të ketë kujdes pasi stolat e bankinës së lojtarëve janë afër me tifozët.
Pas ndeshjes ishte Guardiola ai që iu ofrua Fernandezit duke i thënë se nuk duhet të bënte shaka me kundërshtarët.
Por sot të gjithë flasin për ata të dy pasi pritet të zhvillohet derbi më i zjarrtë ndoshta në historinë e Mançesterit deri më tani. Në njërën anë Zhoze Murinjo është ulur këtë vit në stolin e Manchester Unitedit, dhe në anën tjetër Pep Guardiola që është emëruar trajneri i Manchester Cityt.