Valoni kishte 22 vjet e Visari vetëm 20, kur për të fundit herë u përqafuan nga nëna e tyre, Luljeta Sharani, në oborrin e shtëpisë së tyre në Gjakovë.
Ajo u detyrua të largohej që aty në fillim-majin e 1999-ës.
Pjesa tjetër është histori sall dhimbje e trishtim. Dy djemtë e burrin nuk i pa më të gjallë.
Forcat serbe i ekzekutuan ata, bashkë me 23 persona të tjerë, në oborrin e shtëpisë, më 10 maj 1999. Luljeta ka varrosur të bijtë, por ka një brengë…