Historia e vogëlushes Sarah, e plagosur rëndë nga luftimet në Lindjen e Mesme

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Nga përshkallëzimi i situates për 11 ditë në Lindjen e Mesme, për fat të keq, qindra vetë kanë mbetur të vrarë e mijëra të tjerë të plagosur, më e pakta sot janë pa shtëpi.

Mes viktimave, numërohen edhe dhjetëra fëmijë. Të tjerë janë plagosur rëndë, sic është vogëlushja Sarah, familja e së cilës shpreson që vajza e tyre e vogël të mund të ecë përsëri. Arva Damon e CNN na sjell historinë e saj.

Sarah ka dëmtime të kafkës, mushkërive, krahut dhe këmbës. Por mjekët thonë se më të rënda janë dëmtimet në shtyllën e saj kurrizore.

Tezja e saj thotë se Sarah nuk i ndjen këmbët. Dhe mjekët frikësohen se vogëlushja nuk do të mund të ecë kurrë më, sidomos nëse vazhdon të qëndrojë aty.

Familja e saj thotë se nuk morën asnjë paralajmërim para se sulmi të ndodhte. Ata nuk e prisnin një gjë të tillë.

“Susu ishte ulur në tokë, papritur raketa ra mbi shtëpinë tonë dhe çatia ra mbi ne”, tregon i vëllai i saj më i madh i cili e quan të motrën Susu.

“Ajo ka nevojë për një trajtim të specializuar neurokirurgjie, e ne nuk kemi të tillë këtu në Gaza. Doktorët thonë se ka shpresë se ajo mund të cohet në këmbë,” thotë babai o saj Zahir.

Ai lutet për ndihmë. Ai dëshiron që e vogla e tij të mund të ringrihet në këmbë, të mund të jetojë e qetë dhe me gëzim, jo me lot. Ai dëshiron një jetë ku ajo mund të rrijë në këmbë. Nga ana psikologjike, rrëfen i ati, ajo po dorëzohet. Vazhdon më pyet thotë ai: “Përse babi, përse ma bënë mua”.

Të ngjashme