Timothy Snyder, historian i njohur dhe profesor në universitetin Yale, autor i veprave “On Tyranny” dhe “The Road to Unfreedom”, në një intervistë për televizionin N1, i pyetur nëse ekziston mundësia e ndryshimit të kufijve gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar në të kaluarën “ka pasur raste kur një gjë e tillë – pra korrigjimi i vogël – ka ndodhur, mirëpo nëse kjo ngjan duhet të jetë rezultat i diskutimeve të gjera në disa faza”, njofton Klan Kosova.
“Kufijtë janë rastësi historike”.
“Mirëpo, kjo nuk do të thotë se kufijtë nuk mund të korrigjohen paksa. Kjo ka ndodhur në të kaluarën, ndonëse për këtë nuk flitet shpesh. Shpeshherë ka ndodhur që ndonjë fshat apo ndonjë lumë të bëhen pjesë e territorit të një shteti tjetër”.
“Përderisa kjo shihet si përshtatje, e jo si deklarim i ndonjë parimi – nuk e konsideroj si problem të madh”.
“Duhet ta rikujtojmë se loja politike europiane pas Luftës së Dytë Botërore është bazuar në respektimin e kufijve, ndonëse ishte e ditur se ata kufi nuk ishin të përsosur”.
“Ndryshimi politik u desh të ndodhte për shkak të ndërveprimeve të shteteve kufijtë e të cilave nuk ndryshojnë”.
“Pas Luftës së Parë Botërore kufijtë u ndryshuan, gjatë Luftës së Dytë Botërore njerëzit vriteshin dhe zhvendoseshin, prandaj pas kësaj u vendos që më të mos kishte spastrime etnike dhe gjenocide, e as ndryshime kufijsh”.
“Në vend të kësaj – dhe ky është projekt europian – u pranuan kufijtë e papërsosur dhe pakicat kombëtare, kurse bëhej përpjekje që të ndërtohej një Europë në themelet e bashkëpunimit mes shteteve, në kuadër të kufijve ekzistues”.Përcjellë/EkonomiaOnline/.