Zakonisht këshillat tradicionale për sa i përket karrierës thonë se ju nuk duhet të listoni hobit në rezymenë tuaj sepse ato zënë shumë hapësirë dhe shpenzojnë sekondat e çmuara të prezantimit tuaj.
Por në disa situata, ato i shtojnë vlerë rezymesë tuaj dhe iu ndihmojnë të përfaqësoheni denjësisht.
Kur një punëdhënës potencial shikon hobit e kandidatit ai mëson më shumë për cilësitë, njohuritë rreth industrisë dhe veçantinë e tij për vendin e punës.
Këto janë disa nga hobit që duhet të përfshini në rezymenë tuaj për një prezantim bindës:
Joga
Joga demonstron aftësinë tuaj për të qëndruar të qetë dhe nën kontroll, thotë Gelbard: “Nëse po synoni një pozicion punë në një ambient shumë të ngarkuar me energji, si për shembull një agjenci reklamimi apo PR, ky hobi në rezymenë tuaj mund t’iu bëj të dukeni më tërheqës për faktin se ju arrini të përballoni tensionin.”
Sportet ekstreme
Sportet ekstreme si ngjitja me biçikletë nëpër male apo hedhjet me parashutë tregojnë se ju jeni një punonjës me potencial, i disiplinuar, nuk frikësoheni nga e panjohura dhe ju jeni një njeri që e llogarisni rrezikun. “Këto cilësi janë të pëlqyeshme për çdo rol lideri, sidomos në organizatat e reja dhe në rritje,” ka thënë Gelbard.
Të luash në një instrument muzikor
“Përveç karrierave muzikore, fakti që ju dini të luani në një kitarë apo piano mund të rrisë pëlqimin tuaj te punëdhënësit, për punë që kërkojnë fokusim, dedikim dhe disiplinë, si për shembull inxhinieria”.
Vullnetarizmi
“Të dhurosh është një nga vlerat më të mira që mund të listosh si hobi, sepse kjo tregon që ju dini të përshtateni mirë me të tjerët” thotë Recio.
Fotografia
Fotografia mund të jetë një hobi i vlefshëm për listën nëse po kërkoni për një pozicion në një agjenci marketingu digjital sepse ajo pasqyron kreativitet, organizim dhe durim.
Kopshtaria
Pasioni për kopshtarinë mund të jetë një hobi interesant që punëdhënësit të kuptojnë se ju po kërkoni një punë të qëndrueshme dhe me energji të pastër. Ju interesoheni për natyrën dhe mjedisin dhe kjo ju bën të keni më shumë shanse për të fituar vendin e punës.
Blogging
Nëse synoni një pozicion që lidhet me komunikimin apo marketingun, aftësitë tuaja prej blogeri/e ju ndihmojnë të forconi kandidaturën. Nëse ju dini të bëni një pasqyrim pozitiv për blogun tuaj sigurisht që këtë gjë mund ta bëni dhe në punën e re.
Mos e listoni leximin si një hobi
Njerëzit që kanë lexuar shumë kanë disa avantazhe – ata janë më të zgjuar dhe më të suksesshëm. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të listoni leximin si një hobi në rezymenë tuaj.
Të lexosh nuk është një hobi i veçantë, të gjithë dimë ta bëjmë. Kur thoni se shpenzoni shumë kohë duke lexuar kjo gjë mund t’iu bëjë të dukeni të vetmuar.