Kompania gjermane Hofele design, e cila merret me modifikimin e veturave, së fundmi është marrë edhe me një kreacion atraktiv e kësaj radhe duke u bazuar në Mercedes S-Class.
Kreacioni i Hofeles quhet Ultimate S, një S-Class më luksoz që duke si një Maybach unik, i cili karakterizohet me maskën e përparme të re, e frymëzuar nga Maybach, disa detaje nga kromi, eksterier dy-ngjyrësh (të zezë-ari), transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Ultimate S vjen edhe me set të ri të rrotave me ngjyrë të argjendtë, etiketat “Hofele”, interier po ashtu dy-ngjyrësh, ulëset me funksionin e masazhit, logon “Hofele” në mbajtësit e kokës te ulëset, tepihët e rinj, dritat ambientale, sistemin premium të zërimit, etj.
Sa i përket përforcimit të mundshëm të motori dhe çmimit të këtij modeli atraktiv, ende nuk është zbuluar.