Shërbimet e sigurisë holandeze kanë dëbuar katër rusë rreth një komploti për sulm kibernetik, duke shënjestuar Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike, kanë thënë zyrtarët.
Operacioni i Inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), ka pasur cak këtë organizatë kundër armëve kimike me seli në Hagë në muajin prill.
Organizata në fjalë ka qenë duke hetuar sulmin kimik kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri të Britanisë së Madhe.
Këto pretendime janë pjesë e një organizimi botëror pas supozimeve për sulme kibernetike nga ana e Rusisë, përcjell Lajmi.
Holanda ka thirrur në pyetje ambasadorin rus për të dhënë sqarime, është raportuar në media.
Britania i akuzon spiunët rusë për sulme kibernetike
Më herët gjatë ditës, Qeveria Britanike ka akuzuar Inteligjencën ushtarake të Rusisë se ka qenë mbrapa katër sulmeve kibernetike të profilit të lartë, në të cilat janë shënjestruar firmat në Rusi dhe Ukrainë, Partia Demokratike në Shtetet eBashkuara dhe një rrjet televiziv lokal në Britani.
Rusia në anën tjetër i ka cilësuar akuzat “koktej djallëzor”.
Katër të dyshuarit e identifikuar nga zyrtarët holandezë kanë pasur pasaporta diplomatike, duke përfshirë ekspertë të Teknologjisë Informative dhe agjentë tjerë, kanë thënë zyrtarët