Edhe Holanda e bën obligative vaksinimin kundër Covid-19

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Nga 25 shtatori, Holanda do të kërkojë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ për coronavirusin për të hyrë në bare, restorante, muze, teatro dhe institucione të tjera kulturore.

Një shumicë e ngushtë e parlamentit holandez mbrëmë hodhi poshtë një propozim që i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë mendje për miratimin e lejes Covid, pasi kryeministri Mark Rutte tha se ishte e nevojshme për të parandaluar një valë të re të pandemive.

“Ne jemi ende në një situatë të rrezikshme. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të sillte rreziqe të mëdha”, tha Rutte gjatë një debati të nxehtë në parlament.

Kundërshtarët në të gjithë spektrin politik kanë vënë në dyshim nevojën për shtrëngimin e masave, të cilët argumentojnë se është vetëm një dredhi për të stimuluar vaksinimin, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të qeverisë se vaksinimi nuk do të jetë kurrë i detyrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse 72 për qind e 17.5 milionë holandezëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së coronavirusit. Edhe pse sondazhet kanë treguar se shumica e qytetarëve e mbështesin masën, ata që refuzojnë të vaksinohen kanë kundërshtuar futjen e lejeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme