Holanda goditet nga stuhia e parë e borës në 10 vjetët e fundit

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Holanda është goditur nga stuhia e parë e madhe e borës në dekadën e fundit, duke bërë që shkollat dhe qendrat e vaksinimit të mbyllen.

Stuhia Darcy e ka përfshirë Evropën Veriperëndimore, duke i mbuluar me borë Holandën, Gjermaninë dhe Holandën. Temperaturat kanë rënë dhe qarkullimi në rrugë është vështirësuar.

Autoritetet në Holandë e aktivizuan alarmin e kuq pas stuhisë së borës, e cila bëri që temperatura të zbriste në – 6 gradë, shkruan Daily Mail.

Ishte planifikuar që shkollat të rihapen pas një jave të mbylljes shkaku i pandemisë, por autoritetet dhanë urdhër që shkollat të mbesin të mbyllura për shkak të motit ekstrem.

Qendrat e testimit dhe vaksinimit për Covid-19 në së paku tetë qyteza, përfshirë Haarlemin dhe Del Helderin.

Ndërkohë në Gjermani, kamionët mbetën të bllokuar në autoudhën A4 për shkak të reshjeve të borës. Edhe operatori i hekurudhave tha se disa shërbime janë pezulluar në pjesët qendrore dhe veriore të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme