Ky problem është bërë një pikë e madhe diskutimi këtë sezon nga autoritetet holandeze dhe ata shpresojnë që ta zhdukin këtë dukuri brenda tri viteve të ardhshme
Qeveria holandeze ka ndarë 14 milionë euro për të investuar në luftën e saj kundër racizmit në futboll.
Një plan tre vjeçar kundër diskriminimit në lojë është shpalosur nga Qeveria dhe Federata e Futbollit të Holandes (KNVB).
Problemi i racizmit në futboll është bërë ka dal në pah përsëri këtë sezon pasi që incidente kontraverse kanë ndodhur në të gjitha top ligat e Europës.
Në Holandë, është parë një incident në ligën e dytë në mes të Den Bosch dhe Excelsior që ka dominuar tituj e gazetave në nëntor Ahmad Mendes Moreira ishte cak i abuzimit racor nga turmat.
Ky incident ka bërë që autoritetet holandeze të zhvillojnë një strategji të re për ta ndihmuar eliminimin e kësaj dukurie.
KNVB pritet që të implementojë 20 masa si pjesë e këtij plani të ri që fokuzohet në parandalimin, indentifikimin dhe ndalim e kësaj dikurie.
“Klubet kanë bërë përpjekje të pamjaftueshme në luftën e tyre kundër diskriminimit racor kurse tani do të përballen me zbritje pikësh në tabelë, gjoba apo duke luajtur pa publikë”, ka treguar pjesë të këtij plani KNVB.
“Lojtarët do të përballen me suspendime me të gjata (jo vetëm nga ndeshjet por edhe nga stërvitjet), apo do të përjashtohen nga ndeshjet”.
Në anën tjetër, ofenduesit do të përballen me dënime tepër të ashpra, kurse dy prokuror të specializuar kundër racizmit do të caktohen në çdo ndeshje të ligës në Holandë.
“KNVB do të formojë edhe një dhomë të posaçme kundër diskriminimit brenda komitetit të disiplinës dhe ankesave”, thotë ky plan.
“Kjo bën që çështja e diskriminimit të udhëhiqet nga specialistët dhe jo nga futbollistët profesionist dhe amator. Prokurorët special vlerëson raportet që i shkon, zhvillon hetime paraprake dhe përgatit rastet disiplinore mbi diskriminimin”.
Kamera speciale do të këtë rreth e rreth stadiumit për të ndihmuar në indentifikimin e autorëve, derisa një aplikacion për mobil do të jep mundësi fansave që në mënyrë anonime të raportojnë për abuzimin racor në skena.
Drejtori i KNVB-së për futboll amator, Jan Dirk van der Zee, ka thënë se do të ktë edhe programe trajnuese në nivel të klubeve në vend, derisa ai beson që trupi qeverisës i këtij programi do të jetë i ndryshëm.
“Ne nuk jemi pasqyrim i shoqërisë”, tha ai. “Ne duhet të jemi. Ne duhet të tregojmë se jemi më të besueshëm. Kjo nuk është e pabesueshme”.
“Futbolli i jonë i takon të gjithëve. Ky është titulli i fushatës që ne do ta udhëheqim në tri vitet e ardhshme. Ne kërkojmë një rol model që na ndihmon në këtë periudhë, për gjithçka që ka të bëj kundër racizmit dhe diskriminimit”. /GazetaExpress/