Holanda ka pezulluar gjitha adoptimet nga jashtë, me efekt të menjëhershëm, pasi një hetim zyrtar ka zbuluar abuzime, raporton “BBC”.
Hetimet janë fokusuar në adoptimet e fëmijëve nga Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Indonezia dhe Shri Lanka nga viti 1967 deri në vitin 1998.
Ministri për Mbrojtje Lokale, Sander Dekker, ka thënë se qeveritë holandeze kanë dështuar me vite që të intervenojnë.
Abuzimet përfshijnë detyrimin ose pagimin e nënave për të lënë fëmijët.
Komiteti hetimor ka zbuluar se zyrtarët qeveritarë holandezë ishin në dijeni për këtë shkelje dhe disa edhe ishin përfshirë në të, megjithëse nuk gjeti prova të ryshfetit.