Holanda e ka shënuar numrin më të ulët të viktimave të reja të koronavirusit për 24 orë në më shumë se tri javë.
Autoritetet shëndetësore të këtij shteti bënë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara kanë vdekur 83 pacientë me Covid-19, që paraqet shifrën më të vogël që nga data 26 mars.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Holandë shkoi në 3,684, ndërsa numri i të infektuarve në 32,655.
Gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 1,066 infektime të reja, thuhet në njoftimin zyrtar, shkruan “Reuters”.