Ka përfunduar edicioni i 64-të i festivalit të këngës evropiane “Eurovision”.
Fitues i “Eurovision 2019” u shpall Holanda, që këtë vit u përfaqësua nga Duncan Laurence, shkruan lajmi.net.Edicioni i sivjetmë i festivalit “Eurovision” u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, ku ishte garë shumë e fortë mes shteteve.
Në mbrëmjen finale performuan gjithsej 26 shtete, ndërsa Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.
Shqipëria mori gjithsej 43 vota nga votat e shteteve, ndërsa 47 vota nga publiku.