Holanda është kthyer në një bllokim mbarëkombëtar duke filluar nga kjo e diel për të frenuar variantin “Omicron” të COVID-19, tha kryeministri Mark Rutte pas një takimi me qeverinë e tij për të diskutuar kufizimet e reja.
“Unë jam këtu sonte në një humor të zymtë,” tha Rutte gjatë një konference.
“Për ta përmbledhur me një fjali, Holanda do të futet sërish në bllokim nga nesër”.
Ai shtoi se lëvizja ishte “e pashmangshme për shkak të valës së pestë të shkaktuar nga varianti Omicron që po ndikon mbi ne”.
Shkollat, universitetet dhe të gjitha dyqanet jo thelbësore, baret dhe restorantet në Holandë do të jenë të mbyllura deri më 14 janar, shkruan Euronews.
Banorët do të lejohen vetëm deri në dy vizitorë, përveç Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur do të lejohen katër, shpjegoi kryeministri në detyrë.