A do të ketë lirim të masave ?

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Shëndetësisë Arsim Berisha, tha se më datë 4 shkurt do të bëhen shqyrtimi i masave anti-COVID.

Berisha tha se shqyrtimi do të bëhet në bazë të situatës së pandemisë me variantin Omicron.

Ai theksoi se përgjatë këtyre tre ditëve shifrat flasin për një përmbysje të numrit të të shëruarve në raport me ato të infektuarve.

“Ne i kemi marrë parasysh të gjitha kritikat që janë dhënë nga ana e publikut dhe akterëve politik dhe patjetër që këto masa do të shqyrtohen me datën 4 shkurt. Përderisa që tre ditë kemi një përmbytje për të mirë të të shëruarve në raport me të infektuarit ne do të presim edhe dy ditë, ditën e enjtë ne takohemi së bashku me ekspertët dhe në bazë të situatës në kohë reale ne do të shikojmë dhe do të vendosim për masat e reja”, ka thënë ai në Klan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme