“Home Sweet Home” nga 1 shtatori në Kino ABC

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 15:31 | Nga

Filmi “Home Sweet Home” me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari pas premierës ndërkombëtare në festivalin e kategorisë “A” Karlovy Vary, vjen nga 1 shtatori 2016 në Kinemanë ABC, kur edhe do të shfaqet për një javë rresht nga ora 20:00.

Ky film flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

Në rolet kryesore luajnë: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj.

Shfaqja për një javë në kinematë kosovare është parakusht ndër tjerash të propozimit për konsiderim për filmin më të mirë të huaj Oscar, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Filmi është prodhim i kompanisë filmike “Cineproduction” dhe “Arnel Production”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Home Sweet Home1

 

Të ngjashme