Honduras: Deputetët rrahen për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Skena kaotike pati në kongresin e Hondurasit pasi shpërtheu një përleshje mes anëtarëve të partisë së presidentes së zgjedhur Xiomara Castro, gjatë betimit të një kryetarit të ri të Kongresit.

Anëtarët e Partisë Libre të Castro luftuan mes tyre pasi kongresmeni Jorge Calix u zgjodh kryetari i kongresit në vend të Luis Redondo.

Castro kishte rënë dakord më herët me partnerin e koalicionit, Partinë Shpëtimtare të Hondurasit (PSH) që Redondo të zgjidhej për këtë pozicion. Megjithatë, rreth 20 anëtarë rebelë të Partisë Libre votuan kundër Redondo.

Mes thirrjeve”tradhtarë” dhe “Xiomara”, politikanët e zemëruar u futën me forcë në podiumin ku Calix po bënte betimin. Ky i fundit u detyrua të largohej pasi kongresmenët filluan të gjuanin me grushta, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte hera e parë që kongresi prej 128 anëtarësh i Hondurasit po mblidhej që kur u konstitua në nëntor të vitit 2021.

“Tradhtia është e plotë,” tha zonja Castro në Twitter pas sherrit. Ajo u votua në pushtet më 28 nëntor në zgjedhjet nga të cilat doli presidentja e parë grua, duke i dhënë fund sundimit 12-vjeçar të Partisë Kombëtare.

Ajo fitoi zgjedhjet me mbështetjen e PSH-së, udhëheqësi i së cilës Salvador Nasralla, i dha fund fushatës së tij presidenciale dhe mbështeti Castro në tetor.

Një pjesë e marrëveshjes me Nasralla ishte që dikush nga partia e tij të emërohej si presidenti i ri i kongresit.

Castro do të betohet zyrtarisht më 27 janar, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, duke përfshirë presidentin e ri të Kongresit, në një ceremoni ku do të marrin pjesë të ftuar, përfshirë zëvendës presidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

Klikoni këtu për ta parë videon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme