Hong Kongu do të imponojë një karantinë të detyrueshme 14 ditore për të gjithë vizitorët nga Kina kontinentale, përderisa betejat për të parandaluar përhapjen koronavirusit po vazhdon.
Këto masa hyjnë në fuqi të shtunën por zyrtarët nuk pranuan të mbyllin plotësisht kufirin, siç kërkohet nga stafi mjekësor që kanë hyrë në grevë.
Hong Kongu, i cili ka 21 raste të konfirmuara të virusit dhe një fatalitet, pati shënuar 300 raste të vdekjeve në shpërthimin e Sars në vitet 2002-03.
Ekzistojnë 24,300 raste të konfirmuara të koronavirusit përderisa 490 persona kanë vdekur në këtë kontinent.
Virusi është përhapur edhe jashtë shtetit, me rreth 25 shtet që kanë konfirmuar rastet e të prekurve dhe janë shënuar dy vdekje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një emergjencë globale shëndetësore.