Honor prezanton MagicWatch 2 Limited Edition

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Honor e ka prezantuar edicionin e ri të orës së mençur MagicWatch 2, në variantin MagicWatch 2 Limited Edition. Pajisja e re e bartshme ka rripa, korniza dhe tema shumëngjyrëshe, ndërsa sipas kompanisë “Honor”, ora është dizajnuar nga një numër i madh i stilistëve grafikë dhe disenjatorëve të artit në të gjithë botën, raporton GSMArena.

Deri më tani, ka ekzistuar një numër i kufizuar i prapavijave për aplikacionin Huawei Health, por që nga muaji shkurt do të jenë në dispozicion 85 dizajne të reja për t’u shkarkuar, shkruan KOHA Ditore. Honor i përzgjodhi ato nga 1400 dizajnet e paraqitura si pjesë e garës Honor Global Watch Face Design.

Image

George Zhao, president i Honor, theksoi se Honor po synon të jetë një brend teknologjik i cili i ndjek trendet e modës. “MagicWatch 2 u krijua për ta implementuar plotësisht frymën e guximshme dhe aventureske të kompanisë me një linjë të dizajneve të mahnitshme që i përshtaten çdo stili dhe shijeje”, theksoi Zhao.

Image

Tani për tani nuk dihet se kur do të jenë në dispozicion modelet e sipërpërmendura për orën e mençur MagicWatch 2 Limited Edition. Aktualisht është e mundur të blihen MagicWatch 2 me diametër 46mm dhe 42 mm në variantin e Charcoal Black.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme