Lansohet Honor 7S, këto janë specifikat e tij

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:43 | Nga

Honor, nën-brendi i kompanisë së njohur kineze Huawei, ka lansuar smartfon të ri.

I quajtur Honor 7S, smartfoni – i cili është shfaqur në fillim të këtij muaji në TENAA – vjen me procesor MediaTek MT6739 SoC dhe me ekran 5.45-inç me rezolucion prej 720 x 1,440 pikselë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Honor 7S vjen edhe me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. Me dimensionet prej 146.5 x 70.9 x 8.3 mm dhe peshë 142 gramë, smartfoni i ri ofron mbështetje për dy SIM kartela, punon me sistemin operativ Android 8.1 Oreo dhe me baterinë prej 3,020 mAh.

Honor 7S është lansuar në Pakistan dhe çmimi i tij është rreth 125 dollarë. Ende nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme