Hotel Emerald vlerësohet nga Booking.com si njëri ndër hotelet me rankimin më të lartë

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Platforma më e madhe online e shërbimeve turistike, akomodimit dhe hotelerisë, ndan për çdo vjet mirënjohje për të gjithë ofruesit e shërbimeve të hotelerisë, të cilët arrijnë të pozicionohen si më të mirët nga vizitorët/pushuesit e ndryshëm e te cilët japin vlerësimin e tyre në këtë platformë.

Hotel Emerald është hotel me 5 yje, i cili ofron shërbime dhe akomodim luksoz për të gjithë vizitorët.

Rankimi me 9.1 pikë, nga 10 gjithsejt nga booking.com bazohet nga vlerësimi që e bëjne vet klientët, duke e bërë këtë vlerësim edhe më të rëndësishëm dhe më real.

“Vlerësimi si ‘Ndër Më të Mirët’ – është një motivim që të vazhdojmë edhe më fuqishëm në shërbim të klientëve tanë të cilët na kanë vlerësuar kaq lartë. Jemi vazhdimisht në hap me trendet e reja botërore, dhe cilësia e shërbimeve tona do të vazhdojë të rritet”. “Ne ndihemi shumë krenarë dhe falënderues për secilin prej vizitorëve tanë, të cilët kanë ndarë kohë për të dhënë rekomandimet e tyre pozitive për Hotel Emerald, e gjithsesi se do të kemi parasysh edhe rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësim të shërbimeve.” – tha drejtori i përgjithshëm i Hotel Emerald, Hatab Prekazi.

Hotel Emerald është hoteli me kapacitetin më të madh në Kosovë, me 126 dhoma moderne, 15 suita luksoze, bare, restaurante, SPA, sauna dhe pishina të standardeve botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme