Hotelet më të mira në botë për vitin 2020

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Cilat janë hotelet më të mira për vitin 2020. Revista Vogue nuk tregon vetëm hotelet luksoze por edhe ato me natyrën tërësisht të vecantë dhe që janë nga qendrat e metropoleve të mëdha deri në cepa të panjohura shumë të globit.

Ekspertët e udhëtimeve kanë bërë një përmbledhje se cilat janë hotelet më të mira në botë për vitin që sapo nisi.

Urban Cowboy Lodge në Catskill Data e hapjes: Janar 2020 Projektuar nga Lyon Porter, Jersey Banks dhe Phil Hospod, Urban Cowboy Lodge sapo është përuruar në Malet Catskill. Me pamje nga lumi Esopus Creek, ky hotel i ri riinterpreton kodet klasike të kabinës së anijes rustik amerikane me dhomat e tij të zbukuruara në dru të errët, pëlhura të Amerikës, objekte tradicionale prej druri, banjë bronzi nga e cila mund të shijosh një pamje spektakolare të pyjeve të bredhit.

La Réserve Eden në Zyrih Data e hapjes: 8 janar 2020 Brenda mureve të një pallati legjendar të Zvicrës, La Réserve Eden sapo është ridizajnuar plotësisht nga Philippe Starck. Në brigjet e Liqenit të Zyrihut, kjo shtëpi e vjetër, mbi 110 vjeç, është shndërruar në një hotel të ri të ndritshëm me 41 dhoma dhe suita. Me shumë? Dy bare mikpritëse dhe restoranti në çati me pamje spektakolare të liqenit dhe qytetit.

NoMad në Londër Data e hapjes: verë 2020 Për hotelin e tij të parë në Londër, grupi NoMad thirri duetin e stilistëve të brendshëm Roman & Williams. E vendosur në Covent Garden, në vend të një ish-stacioni policor, hoteli ka 91 dhoma dhe një galeri të vogël arti kushtuar të kaluarës.

Tokyo Edition nw Tokjo Data e hapjes: në vitin 2020 Pasi ka ngritur çadrën e tij në lartësitë e Hollywood, Ian Schrager përuron, këtë vit, në hotelin Tokyo Edition. Në rrethin e Toranomon, kjo adresë e re e nënshkruar Kengo Kuma, duhet të përfshijë dhoma përballë horizontit të Tokjos, apartamente private, një qendër mjekësore, një spa me një pishinë, një restorant tradicional.

Oberoi në Marrakesh Data e hapjes: Dhjetor 2019 Inaguruar në mënyrë diskrete në fund të vitit 2019, ky hotel i ri i nënshkruar Oberoi hapi dyert e tij në zemër të palmave t në Marrakeshit. Në një pronë prej njëmbëdhjetë hektarësh të mbushur nga pemë dhe ullinj, ka 84 dhoma, suita dhe vila private. Por gjithashtu një ekspertizë të vecanrë në trajtimin e banjave të njohura të Marokut tre restorante dhe një park përrallor i rrethuar nga malet Atlas

Cheval Blanc në Paris Data e hapjes: Prill 2020 I vendosur në ikonën Samaritaine, pas disa vitesh në rinovim, hoteli i ri Cheval Blanc Paris duhet të shihet i hapur në pranverën e vitit 2020. Përballë Senës dhe përballë dyqaneve, ai është dekoruar tërësisht nga Peter Marino, dhe ka 72 dhoma , një restorant ekstravagant dhe një banjë të stampuar me Dior.

Six Senses Shaharut në shtretëtirën e Negevit, Izrael Data e hapjes: pranvera 2020 Në dunae e pafund të shkretëtirës Negev të Izraelit jugor, do hapë dyret Six Sense. I ngritur mbi një shkëmb, ky hotel i ri ka gjithçka nga kampi bazë i përsosur, me dhomat e tij të pastra dhe pishinat me pamje nga shkretëtira, dhe mundësia për të eksploruar rajonin dhe mrekullitë e tij arkeologjike.

Hoteli Ace në Kioto Data e hapjes: pranvera 2020 Pasi hapi dyert vitin e kaluar një hoteli në New York, një gur i hedhur nga Muzeu i Ri SANAA, grupi i hoteleve me seli në Seattle vendoset në Kioto, Japoni. E vendosur në rrethin historik të qytetit, kjo adresë e re mbetet besnike ndaj luksit. Ndërtesa dizenjuar nga Kengo Kuma, ka një dekor të frymëzuar nga Charlotte Perriand dhe JB Blunk.

Aman në New York Data e hapjes: në vitin 2020 Selia e tretë amerikane, pas hapjes së Amangiri në shkretëtirën e Utah dhe Amangani në Wyoming, grupi Aman zgjodhi Neë York-un. E vendosur në kryqëzimin e rrugës 5 dhe rrugës 57, ky hotel i ri ka marrë zënë vendin e një ndërtesë neoklasike Beaux-Arts. Me pamje nga Parku Qendror, ai bashkon 83 dhoma, 19 apartamente private, tre restorante por edhe një banjë fantastike përballë horizontit.

Le Soho House në Paris Data e hapjes: Verë 2020 Në buzët e të gjithëve, spekulimet për hapjen e Shtëpisë së parë Pariziane Soho janë të shumta. Nën udhëheqjen e Nick Jones, ky hotel i ri duhet të shohë dritën këtë verë dhe do të konsiderohet, si paraardhësit e tij amerikanë dhe Londër, si një klub shumë privat. Ideja? Udhëtarët mund të vendosin çantat e tyre atje, ndërsa parizianët mund të shijojnë palestrën e saj, pishinën ose restorantet ku të shohin dhe të shihen. Vini re? Tashmë është e mundur të bëheni anëtare.


Belmond Splendido Mare në Portofino Data e hapjes: verë 2020 Ndër hotelet më ikonike në Portofino, Belmond Splendido Mare do të marrë shume vleresime. Me duetin Festen në krye, një duet i arkitektëve që të gjithë janë duke luftuar ti kene (prapa hotelit Les Roches Rouge në jug të Francës ose Le Pigalle në Paris), vendi ringjall shumë nga shkëlqimi I se kaluares. Me gjithsej 14 dhoma dhe një restorant emblematik Chuflay, krejt të ri, bëhet vendi i përsosur për të zbuluar Rivierën Italiane.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme