Hotelet në Kosovë shfrytëzuan vetëm 16% të kapaciteteve

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 12:32 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016 pjesë e anketës ishin 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.31%.

Në TM3 2016 numri i vizitorëve ishte 36 872 vizitorë, prej tyre 29.23% ishin vizitorë vendorë dhe 70.77% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM3 2016 ishte 56 558, ku 27.21% e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.79% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 638 vizitorë dhe 31 326 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinës, Pejës etj. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme