Hoti: Ata në Hagë janë heronj dhe jo kriminelë

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Njëri ndër pjesëmarrësit e Marshit për Drejtësi që ka filluar të mbahet në Prishtinë, është edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti.

“Ata në Hagë janë heronj dhe jo kriminelë siç po i quan kjo gjykatë. Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër”, tha ai për RTK.

Sipas tij, marshi që po mbahet në Kosovë dhe ai që do të mbahet në Hagë, janë mesazhe që ata atje nuk janë vetëm.

Marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër” e kanë përkrahur edhe LVV-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate si dhe PSD-ja.

Të ngjashme