Hoti: BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, zhvilluan sot një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe avancimin e mëtejmë të tij.

Më tej, kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë në parandalimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë COVID–19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit në përmirësimin dhe krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes.

“BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, ngaqë përkrahja dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme në realizimin e projekteve tona zhvillimore është një storie suksesi, ndaj u jemi tepër mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e dhënë ”, tha kryeministri Hoti.

Ndërsa, përfaqësuesit e BERZH-it premtuan se do të vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë, duke u përkushtuar edhe në sfidat afatgjate ekonomike, mbështetjen e sektorit privat, ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme