Hoti: Buxheti i vitit të ardhshëm na kthen në gjendjen para vitit 2015

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 13:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha projekt-buxhetin për vitin 2018 i prezantuar nga Qeveria e kthen Kosovën në gjendjen para vitit 2015, raporton Ekonomia Online.

Sipas Hotit me këtë buxhet Kosova nuk mund të krijojë rritje ekonomike, trendi i rritjes do të përgjysmohet, eksporti do të zvogëlohet, do të rritet buxheti për numrin e madh të zëvendësministrave që janë emëruar në Qeveri.

Hoti më tej tha se taksapaguesit e Kosovës, duhet ta dinë se vetëm punësimi i 70 zëvendësministrave do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro.

“Ky buxhet nuk ka lidhje me programin qeverisës. Ne kemi dëgjuar në fushat për rritje prej 8 për qind ndara në buxhet rritja parashihet 4.6 për qind në vitin 2018. Ky është buxheti me rritje më të bogël që kemi pasur shumë vite me radhë ju kujtoj se me qeverisjen e të hyrave ka pasur 10 për qind rritje në vit. Ky buxhet dëmton bizneset. Tek shpenzimet këtu shpërfaqen të gjitha dobësitë e këtij buxheti”.

“Pjesëmarrja e investime kapitale do të bien nga 36 sa është sivjet në 32 për qind. Nuk ka në buxhet asnjë plan të kursimeve buxheti për mallra dhe shërbime është rritur për 27 për qind dhe askund nuk arsyetohet kjo”.

Hoti tha se premtimet për pagesë të viktimës së dhunës seksuale janë vetëm mashtrim, ngase janë ndarë vetëm 1 milionë euro me një llogaritke të thjeshtë i bie që vetëm 300 perona do të përfitojnë nga ky buxhet.

 

Të ngjashme