Moderatori i emisionit “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti, tha që çdo ditë e më shumë po bindet se askush si Vjosa Osmani nuk i bën bashkë me aq mjeshtri poshtërsinë, injorancën dhe patetizmin.
Hoti tha që Vjosa Osmani reth gjysmë minuti flet për guxim duke sjellë sekuenca historike, e askund nuk përfshihet diçka nga familja Jasharaj apo nga Adem Demaçi e Ukshin Hoti, sipas tij nëse do të simbolizosh guximin, nuk mundesh me i shpërfillë këta dy sado që mundesh mos me u pajtu me ta.
Tutje postimi i plotë i tij:
Çdo ditë e më shumë jam i bindur se askush si Vjosa Osmani nuk i bën bashkë me aq mjeshtri poshtërsinë, injorancën dhe patetizmin.
Vetëm shikojeni një spot zgjedhor ku po thotë “e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, e ku paska përfshirë momente historike ndër vite.
Paramendo:
- Reth gjysmë minuti flet për guxim duke sjellë sekuenca historike, e aakund nuk përfshihet diçka nga familja Jasharaj apo nga Adem Demaçi e Ukshin Hoti. Nëse do me simbolizu guximin, nuk mundesh me i shpërfillë këta dy sado që mundesh mos me u pajtu me ta. Tekefundit më shumë e simbolizojnë guximin këta sesa pamjet e refugjatëve duke e lëshu Kosovën (mes të cilëve ka qenë edhe një fëmijë si unë dhe familja ime).
- E nisë videon me protestat e vitit 1997 ku shihet pak edhe Albini, thua se historia e rezistencës ka fillu atë vit. Pa dyshim që ky është moment tipik i guximit, veç nuk është i pari. Ka pasë edhe më herët protesta e rezistencë.
- Flet për pavarësinë e Kosovës dhe i shpërfill pamjet nga shpallja e saj, meqë aty duket Hashim Thaçi duke e lexuar deklaratën e pavarësisë. Këtë të fundit mundesh mos me e dashtë ose edhe me dashtë me e pa në burg, ama nuk mundesh me fshi nga historia.
- Flet për pavarësinë e Kosovës dhe në atë sekuencë nuk duket askund flamuri shtetëror i Kosovës sepse tashmë po synohen votat nga bazeni i VV’së dhe duhet me ngja sa më shumë me Albinin.
Nuk po du pastaj me komentu tekstin që është patetizëm i skajshëm.
Unë njëmend besoj që e ardhmja u takon atyre që guxojnë, por jam edhe më shumë i bindur se Vjosa Osmani është frikacake. Dhe po aq jam i bindur se e ardhmja nuk u takon hipokritëve, injorantëve e atyre që janë mendjengushtë e shpirtngushtë.
Natyrisht që askënd nuk mundem me sugjeru se si me votu me 14 shkurt, por mundem veç me e thënë që vota për tipin e tillë të politikanëve është votë për përmbysje të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Shëndet!