Hoti: Dakordim për presidentin e ri ose dakordim për datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një periudhë jo të largët kohore partitë duhet të vendosin nëse duan zgjedhje të reja, apo do të pajtohen për një emër të ri për postin e presidentit.

Hoti ka thënë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte në vend është krijuar rrethanë e re, që ka dy rrugë për zgjidhje.


“Janë dy rrugë, partitë politike duhet të ulen bashkë për t’u dakorduar për zgjedhjen e presidentit të ri, ose duhet të dakordohen për të shkuar në zgjedhje, për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme që duhet të mbahen”.

“Këto veprime kanë ndodhur para një jave, ende nuk kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë politike për të parë cili është disponimi. Kemi dëgjuar deklarime publike të partive të ndryshme karshi kësaj teme por besoj që së shpejti, për disa ditë, disa javë, ulemi të gjitha partitë politike parlamentare dhe duhet të flasim si njerëz të civilizuar, si parti politike të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme