Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Hoti shkruan se është tepër e rëndësishme që të miratohet buxheti i rishikuar për të kryer pagesat për qytetarët dhe bizneset nga paketa ekonomike.
“Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si edhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi”.
“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil. euro është pjesë e këtij buxheti”.