Kryeministri Avdullah Hoti thotë se dialogu që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë temë ka vetëm njohjen reciproke mes shteteve.
“Këtë interpelancë dhe në seancat e tjera të Kuvendit unë propozojë që me pasur një pikë të rendit të ditës në fillim ku i keni sharjet për kryeministrin edhe kur e kryejmë atë pjesë hyjmë mandej dhe bisedojmë seriozisht”, tha Hoti në Kuvend.
“Dialogu zhvillohet veç për njohje reciproke. Unë në këtë Kuvend nuk sjell marrëveshje tjetër veç për njohje reciproke, nëse arrijë me bo”, theksoi Hoti.
“Kam pranuar pesë kërkesa për interpelancë nga Grupi Juaj Parlamentar (VV) dhe të gjitha janë me të njëjtën temë, se di nëse keni komunikuar në mes vete”, shtoi ai.
“Përpara jush kam me qenë edhe tre vjet”, theksoi Hoti.
“Jo shkëmbim, marrëveshje vetëm për njohje reciproke, nuk ka tjetër”, tha Hoti.