Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi nga takimi që ka zhvilluar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramës, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.
Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë.
“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti.