Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të pres në takim delegacionin qeveritar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jetë i pranishëm edhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë- Serbi Richard Grenell.
Takimi do të zhvillohet nga ora 18:30, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Me këtë rast do të nënshkruhet edhe një marrëveshje.
Pas takimit do të ketë konferncë për medie.