Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka mbajtur konferencë për medie lidhur me situatën në Trepçë, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka thënë se Qeveria do t’i ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen Trepça, për të tejkaluar krizën.
Ai më tej ka shtuar se kompania ka borxh prej 8 milionë euro dhe kjo ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit.
Kreu i Qeverisë, tha se janë marrë vesh që menaxhmeti të sjelle një plan të detajuar sa i përket daljes nga kriza.
“Pas shumë diskutimeve sot e kemi ftuar bordin e Trepçës për tu marrë vesh për hapat për të tejkaluar situatën. Situata është shumë e vështirë, për shkaka ndoshta edhe të menaxhmentit jo efikas”.
“Në këtë situatë që gjendet Trepça, duhet t’i mundësojmë operimin më tutje. Kompania ka borxh rreth 8 milionë euro, dhe është fakt se menaxhmenti i kësaj kompanie nuk ka arritur të menaxhoj si duhet”.
“Ne jemi dakorduar që bordi të dorëzojë shpejt një plan biznesi, për të përmirësuar një plan afatgjatë qeverisë për mënyrën e futjes së investimeve nga jashtë. Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për tejkaluar situatën të cilën po kalon”.
“Jam duke u përgatitur që të gjitha licensat që janë lëshuar të bëhen publike për Kelkos-in, ka thënë Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi.